Aksident me një të vdekur në 'Rrugën e Kombit'

  • A.P /
  • 03 November 2023 - 15:46
Aksident me një të vdekur në 'Rrugën e Kombit'

Një aksident është raportuar ditën e sotme në autostradën Milot-Morinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me bordurat në rrugë.


Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

(Kosova Sot Online)