Musliu: Vulin nuk është problemi i Serbisë, por ai që e ka emëruar, ky problem do të zgjidhet me dorëheqjen e Vuçiqit

  • E.K /
  • 03 November 2023 - 15:51
Musliu: Vulin nuk është problemi i Serbisë, por ai që e ka emëruar, ky problem do të zgjidhet me dorëheqjen e Vuçiqit

Pas dorëheqjes së drejtorit të Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA) Aleksandar Vulin, drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka thënë se problemi i Serbisë nuk është Vulini, por presidenti serb i cili e ka emëruar atë, Aleksandar Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Drejtori i Inteligjencës së Serbisë, Vulin dha dorëheqjen. Vulin nuk është problemi i Serbisë, por ai që e ka emëruar. Ky problem do të zgjidhet me dorëheqjen e Vuçiqit. Drejtori tjetër i BIA-së, do të jetë i njëjti, sepse i njëjti është dhe Vuçiq”, ka shkruar Musliu në X.

Ndërsa, drejtori i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA) Aleksandar Vulin ka njoftuar sot se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga ajo pozitë.

(Kosova Sot Online)