SHBA sanksionon ish-drejtorin e Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë për përfshirje në korrupsion

  • A.P /
  • 03 November 2023 - 17:15
SHBA sanksionon ish-drejtorin e Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë për përfshirje në korrupsion

Departamenti amerikan i Shtetit ka vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, ish-drejtorin e Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit, atij do t’i ndalohet hyrja ë SHBA.

“Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka abuzuar me postin e tij publik duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania Eltoni”, theksohet në njoftimin e DASh.

“Veprimi i sotëm tregon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ata në Kosovë që kërkojnë llogari nga zyrtarët publikë të korruptuar. Ky emërtim ripohon përkushtimin e SHBA-së për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre.”, përfundon njoftimi.


(Kosova Sot Online)