Shtyhet seanca ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve

  • A.P /
  • 03 November 2023 - 21:20
Shtyhet seanca ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve

Shtatë të pandehurit në mesin e tyre edhe Sami Lushtaku po akuzohen për krim të organizuar dhe pengim të dëshmitarëve pas vendimit për rastin “Drenica 1”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

20 minuta me vonesë në sallën e Gjykatës Themelore në Prishtinë u paraqit trupi gjykues.

Fillimisht u konfirmua pjesëmarrja e të akuzuarve.

Seanca nisi por jo si zakonisht me fjalën hyrëse.

E këtu një ankesë për gjyqtarin pati Sami Lushtaku.

Mangësitë që ka Prokuroria në lidhje me dokumentacionet për këtë rast u theksuan menjëherë nga gjyqtari.

E pikërisht ankesa për akuzat e prokurorisë dhe provat pati edhe avokati mbrojtës i Rrustem Rukolit.

“Duhet me ditë na çka po ndodhë me hetim e tani me rrumbullaksu procesin..”

Për plotësimin e provave e dokumentacioneve prokurorja speciale Florije Shamolli kërkoi një afat kohor më të gjatë.

Sërish për akuzën që iu bë nga dëshmitari F, ankesë pati edhe i akuzuari Sheremet Jashari.

“Unë jom i akuzuar prej dëshmitarit me germën F, ai person është i vdekur edhe ska me t’ardhë as me 29 as me 30 se s’ka qysh qohet ai..”

Jashari pati edhe një ankesë për zërmini e sallës.

“Unë spo dëgjoj sen po avokati edhe ma hic…

Pa u lexuar fjala hyrëse dhe cekur veprat që akuzohen Sami Lushtaku,  Sheremet Jashari, Rrustem Rukolli, Rexhep Xhota, Skender Tahiri, Fatmir Mjaku e Bajram Dibrani, trupi gjykues mori një vendim….

Ndërkohë kritikë për mbarëvajtjen e kësaj seance pati avokati Arianit Koci.

Seanca e radhës për këtë rast është caktuar më datë 29 të këtij muaji.

(Kosova Sot Online)