QKUK jep detaje për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti në Veternik

  • E.K /
  • 04 November 2023 - 11:07
QKUK jep detaje për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti në Veternik

Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Veternik, përcjell “Kosova Sot Online”.

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka japur detaje për gjendjen shëndetësore të plagosurve.

Në njoftimin e QKUK’së, thuhet se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transferuar për trajtim të mëtejmë në Mjekimin Instensiv Qendror.

Dy të aksidentuar të tjerë po vazhdojnë trajtimin mjekësor, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torkale dhe tjetri në atë të Neurokirurgjisë, derisa një person pas ndihmës dhe trajtimit emergjent mjekësor është liruar për në shtëpi.

(Kosova Sot Online)