Arifi: Albin Kurti duhet të ndjejë një detyrim moral t’iu japë shpjegim shqiptarëve pse ka raporte më të mira me Greqinë sesa me SHBA-në

  • E.K /
  • 04 November 2023 - 14:21
Arifi: Albin Kurti duhet të ndjejë një detyrim moral t’iu japë shpjegim shqiptarëve pse ka raporte më të mira me Greqinë sesa me SHBA-në

Kreu i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka shkruar se për herë të parë në histori raportet e Kosovës me Greqinë janë më të mira se me SHBA-në, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet ta ndjej për obligim moral që të japë shpjegime për shqiptarët pse ne kemi raport më të fortë me Greqinë sesa me SHBA-në.

“Për herë të parë në historinë e Kosovës, marrëdhëniet me Greqinë janë më të mira sesa me aleatin dhe mikun tonë të kahershëm SHBA-në dhe për këtë, Albin Kurti duhet të ndjejë një detyrim moral t’u shpjegojë shqiptarëve pse kemi marrëdhënie më të forta me Greqinë sesa me SHBA-në. Dhe më e rëndësishmja, pse marrëdhënia me kryeministrin grek Mitsotakis është më e mirë sesa me Edi Ramën”, ka shkruar Arifi.

(Kosova Sot Online)