Prizren: Vdes një person, dyshohet se ra nga një objekt në ndërtim e sipër

  • E.K /
  • 04 November 2023 - 14:51
 Prizren: Vdes një person, dyshohet se ra nga një objekt në ndërtim e sipër

Një person ka vdekur dje pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti që është në ndërtim e sipër në Vërmicë të Prizrenit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka thënë se rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’.

Ndërsa, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Dyshohet se një person ka rënë nga një objekt që është në ndërtim e sipër mëngjesin e së premtes, në orën 09:00 dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)