Albin Kurti bashkë me ministra inaugurojnë dy tunele në kuadër të Linjës së 10 hekurudhore

  • E.K /
  • 04 November 2023 - 16:46
Albin Kurti bashkë me ministra inaugurojnë dy tunele në kuadër të Linjës së 10 hekurudhore

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se bashkë me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin dhe disa kolegë të tij ministra kanë bërë inaugurimin e rihapjes së tuneleve T6 dhe T7, njëri me gjatësi 262 dhe tjetri 122 metra, si pjesë e linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Aliu ka shkruar se po punohet intensivisht për plotësimin e të gjitha elementeve të tjera për të funksionalizuar dhe rehabilituar Linjën e 10 hekurudhore, që përfshin edhe linjat Fushë Kosovë-Mitrovicë dhe Mitrovicë-Leshak.

“Sapo e bëmë inaugurimin e rihapjes së tuneleve T6 me gjatësi prej 262 metra dhe T7 me gjatësi prej 122 metra, si pjesë e aksit të linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë.

Tashmë po punohet intensivisht për plotësimin e të gjithë elementëve të tjerë të nevojshëm për funksionalizimin dhe rehabilitimin e Linjës së 10-të Hekurudhore, që përfshin edhe linjat tjera si Fushë Kosovë-Mitrovicë, dhe Mitrovicë-Leshak.

Falënderojmë Zyrën e Bashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Bankën Evropiane për Investime (EIB), si dhe Fondin për Investime për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), për bashkëpunimin e vazhdueshëm për realizimin e projektit”, ka shkruar ministri Aliu.

(Kosova Sot Online)