Vetëvendosje sot bën homazhe te varri i Astrit Deharit

  • A.P /
  • 05 November 2023 - 08:56
Vetëvendosje sot bën homazhe te varri i Astrit Deharit

Prej kur Astrit Dehari është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Prizrenit, sot bëhen shtatë vjet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publike agjendën e organizimit me rastin e 7 vjetorit të vdekjes së tij.

Agjenda:

09:30 – Homazhe te varri i Astrit Deharit (Zllatar)

12:00 – Organizata “Studim, Kritikë, Veprim” mban një diskutim (Parku “Astrit Dehari” te Biblioteka e Fakultetit të Mjekësisë)

14:00 – Dhurimi vullnetar i gjakut (Sekretariati i VV-së)

18:00 – Ndezja e qirinjve (Te Murali për Astrit Deharin, Kino ABC)

12:00 – Federata e Boksit e Kosovës organizon turneun tradicional ndërkombëtar “Adem Jashari”. Finalet luhen nga ora 12:00. (Palestra e Sporteve “1 Tetori” Prishtinë)

(Kosova Sot Online)