Një grua gjendet pa shenja jete në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 05 November 2023 - 09:12
Një grua gjendet pa shenja jete në këtë vend të Kosovës

Në Gjakovë, një grua është gjetur pa shenja jete, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM I VDEKJES- Gjakovë / 04.11.2023 – 13:33. Raportohet se viktima femër kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë saj. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.”

(Kosova Sot Online)