Kurti zbulon detaje: Astrit Dehari u mbyt në burg ku po mbahej padrejtësisht

  • A.P /
  • 05 November 2023 - 12:24
Kurti zbulon detaje: Astrit Dehari u mbyt në burg ku po mbahej padrejtësisht

Kryetari i VV’së, njëherit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për Astrit Deharin, në 7 vjetorin e vdekjes së tij, për të cilin tha se u mbyt në burg ku po mbahej padrejtësisht, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Sot është data 5 nëntor dhe në po vijmë këtu pasi ishim në homazhe për aktivistin tonë të paharruar, Astrit Deharin, i cili u mbyt ne burg, ku po mbahet padrejtësisht, për arsye politike 7 vjet më parë”, tha ai.

Ai tha se drejtësia mund të vonojë, por do të vijë.

“Fakti se Kosova ka djem e vajza, aktivistë e aktiviste, shoqe e shokë të Astrit, na jep sigurinë se drejtësinë do ta kemi, ajo mund të vonojë e mund të pengohet nga jashtë e nga brenda sistemit, por nuk do të harroj e nuk do të harrohet.”

Ai tha që Dehari ka qenë student i shkëlqyer i mjekësisë me rezultate shumë të larta.

“Astriti sot i mungon Lëvizjes, si aktivist i palodhshëm e i patrembur që ka qenë, por ai i mungon edhe Kosovës sepse sot do të ishte një mjek i ri shumë i përgatitur në spitalet tona e në politikëbërjen e shëndetësinë për Kosovën. Nëse e respektojmë Astritit, nuk mjaftojnë lulet, fjalët e bukura dhe as shkrimet për të, sidomos nga ju aktivistë të ri në Rininë për Vetëvendosje, sepse tani pritet nga ju të studioni mirë me rezultate sa më të larta dhe ta afroni punën tuaj vullnetare në të mirë të komunitetit dhe popullit tonë. Vetëm kështu jemi të gjithë Astrita”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)