Halimi: Kurti në vend se të lëvizë në kahun e duhur ai shfaqet me krekosje

  • A.P /
  • 05 November 2023 - 12:37
Halimi: Kurti në vend se të lëvizë në kahun e duhur ai shfaqet me krekosje

Kryeministrit Albin Kurti, i cili foli për lëvizjet e vendit drejt integrimit në BE,  i ka reaguar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Është kundër logjikës të lavdërohesh për suksese në diplomaci, në një kohë kur Kosova është nën masa shtrënguese, pikërisht nga aleatët e saj. E kryeministri Kurti, në vend se të lëvizë në kahun e duhur për t’ia hequr sanksionet që i prekin drejtpërdrejt qytetarët kosovarë, ai shfaqet me krekosje!”, shkroi Halimi.

Në dy vite e gjysmë mandat, Halimi shkruan se “nuk patëm asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare”. “E ta cilësosh aplikimin për sukses është absurditet”, shkroi ajo.

“Nëse i kujtojmë gafat e panumërta të zëvendëskryeministres Gërvalla në deklaratat e saj të pamatura dhe të dëmshme për vendin, atëherë mund të konkludojmë se diplomacia kosovare është në qorrsokak!”, shkroi Halimi.

(Kosova Sot Online)