Modelja tregon si i shpëtoi vdekjes nga Hamasi

  • A.P /
  • 05 November 2023 - 14:40
Modelja tregon si i shpëtoi vdekjes nga Hamasi

Një e mbijetuar e masakrës së Hamasit në festival ka treguar se si u detyrua të fshihej nën kufomën e të dashurit të saj në pjesën e pasme të një kontejneri transporti, ndërsa Hamasi nisi operacionin e saj të përgjakshëm, sipas Daily Mail.

Modelja Noam Mazal Ben-David, 27 vjeçe, u detyrua të shtirej si e vdekur për dy orë e rrethuar nga një grumbull trupash pasi partneri i saj David Neman dhe dhjetëra të tjerë u qëlluan me armë para syve të saj.

“Dëgjova një vajzë që bërtiste “Të lutem mos më merr. Më lër të qetë”. Ata i bënë asaj gjëra të tmerrshme, të tmerrshme” tha ajo.

“Ndërsa personat e armatosur të Hamasit u afruan, Davidi më mori dhe më hodhi në pjesën e pasme të kontejnerit duke më thënë të shkoja sa më thellë që të mundja dhe të fshihesha. Njëri prej tyre u hodh brenda dhe bërtiti “Allahu Ekber dhe shpërtheu një bombë dhe ata filluan të qëllojnë pa pushim“, tha ai.

Noam tregoi me zemërthyer sesi i dashuri i saj David u qëllua në gjoks. Në atë moment Noam mbylli sytë dhe priste që të mos i hapte më kurrë. Për mrekulli mbijetoi pavarësisht se u qëllua në këmbë dhe ijë.

“Unë u fsheha nën kufomën e mikut tim” tha ajo. Me sa duket, personat e armatosur kishin supozuar se ajo kishte vdekur teksa ishte shtrirë mes grumbullit të kufomave, përfshirë të dashurin e saj.

(Kosova Sot Online)