Kurti: Mezi presim të na kthehet Rexhep Selimi nga Haga

  • A.P /
  • 05 November 2023 - 15:31
Kurti: Mezi presim të na kthehet Rexhep Selimi nga Haga

Në tre vjetorin e ngritjes së aktakuzës për krime lufte ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, kryeministri Albin Kurti i ka akuzuar qeveritë e kaluara për gabime, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti në një mbledhje të partisë tha bindja se UÇK-ja është e drejtë dhe e pastër as sot nuk ka ndryshuar.

Me këtë rast, Kurti e përmendi ish-shefin e grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimin. Tha se “10-shi” do të jetë gjithmonë fitimtar e çlirimtar.

“Mezi presim të na kthehet”, tha Kurti mes tjerash.

(Kosova Sot Online)