Abazi: Vetëvendosje që ka pushtet absolut po kërkon drejtësi nga dikush tjetër

  • A.P /
  • 05 November 2023 - 17:50
Abazi: Vetëvendosje që ka pushtet absolut po kërkon drejtësi nga dikush tjetër

Pasi kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarë të lartë nga Lëvizja Vetëvendosje kërkuan drejtësi për Astrit Deharin, në shtatë vjetorin e vdekjes së mistershme të tij në paraburgim, ka reaguar deputeti Haki Abazi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Abazi përmes një postimi në Facebook tha se LVV që ka pushtet absolut për kërkon drejtësi nga dikush tjetër.

“Peshkatarët e shpirtrave njerëzorë. Me pushtet absolut, me polici hetimore, me AKI, me Ministri të Drejtësisë, kontrollë të plotë mbi institutet dhe burgjet, laboratoret. Kërkojnë drejtësi nga dikush tjetër!”.

Ai tha se kjo që po bën LVV është manipulim e keqpërdorim i dhimbjes dhe emocioneve të njerëzve.

”Kjo hipokrizi nuk duhet të lejohet, kjo nuk duhet të rëndoj mbi supet e këtij vendi. Thirrni mendjes se i keni kalu të gjitha vijat e nderit e të respektit njerëzorë jeni bërë peshkatarët e shpirtrave njerëzorë”, ka shkruar tutje Abazi.

Kurti në një postim në Facebook shkroi se Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit e raste të tjera, dhe pa u dënuar përgjegjësit e krimit.

“Drejtësia, prokuroria, gjyqësori duhet t’i trajtojnë me urgjencë padrejtësitë dhe krimet në vendin tonë e kurrsesi t’i zvarrisin ato me muaj e me vite”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)