Komuna del me njoftim pasi erërat e forta shkaktojnë dëme në Prishtinë

  • A.P /
  • 05 November 2023 - 18:02
Komuna del me njoftim pasi erërat e forta shkaktojnë dëme në Prishtinë

Erërat e forta të së dielës kanë shkaktuar dëme në kryeqytet, ka bërë të ditur Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas një njoftimi  nga kjo drejtori, dëmet janë vërejtur nëpër ndërtesa dhe rrugë të kryeqytetit.

Për sanimin e tyre, kanë dalë ekipet emergjente.

“Si pasojë e erërave të forta janë shkatuar dëme të vogla në disa ndërtesa dhe rrugë të #kryeqytetit. Ekipet tona kanë dalë në terren për të bërë sanimin e këtyre dëmeve dhe janë në gatishmëri për çdo emergjencë tjetër”, thuhet në njoftim.

Komuna bën ftesë për kujdes të shtuar dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme. Për çdo rast, lajmëroni Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 122 33 ose 0800 122 44.

(Kosova Sot Online)