Ivica Daçiq synon të bëhet kryeministër i Serbisë
Në Beograd po bëhen gati për zgjedhje të reja parlamentare, të cukat do të mbahen më 17 dhjetor, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ivica Daçiq, aktualisht ministër i Punëve të Jashtme, synon postin e kryeministrit.
Daçiq e ka shpallur listën zgjedhore të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) të cilën e udhëheq, dhe në të i ka bërë vend edhe Marko Millosheviqit, djalit të Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit.
Bartësi i listës është Daçiq, ndërsa nipi i Millosheviqit është i treti në listë.
(Kosova Sot Online)