Abdixhiku: Termokosi ka marrë ndihmë 5 mln euro

  • E.K /
  • 06 November 2023 - 14:23
Abdixhiku: Termokosi ka marrë ndihmë 5 mln euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka vizituar Termokosin, ku ka treguar se Komuna e Prishtinës ka ndarë 5 milionë euro për ngrohjen, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Le të flasim për projekte konkrete e lajme të mira. Aso që bëjnë ndryshimin e vërtetë. Me iniciativën e asambleistëve të LDK-së në Prishtinë dhe akcionarëve tanë në ndërmarrje, Termokos këtë javë ka marrë ndihmë kapitale nga Komuna e Prishtinës prej 5 milion eurove”, shkroi Abdixhiku.

“Me këto mjete, sot një vit, ngrohje qendrore do të kenë:
Banesat e Bardha në Bregun e Diellit në plot 65 mijë metra katrorë banim. Një zotim elektoral ky.
Lagjja Lakrishtë me plot 500 mijë metra katror banim e afarizëm.
Lagjja Kalabria me 68 mijë metra katror banim”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)