Osmani shkon në Singapor, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Bloombergut

  • E.K /
  • 06 November 2023 - 14:49
Osmani shkon në Singapor, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Bloombergut

Zyra e Presidencës ka njoftuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Singapor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë qëndrimit në Singapor, Osmani do të pritet në takim nga presidenti i Singaporit, Tharman Shanmugartnam dhe nga kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong.

“Në kuadër të kësaj vizite Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Forumin Ekomomik te Bloombergut në Singapor, ku do të jetë ndër folëset kryesore në këtë forum. Forumi Ekonomik i Bloomberg-ut është ndër forumet më të mëdha dhe më të rëndësishme ekonomike në botë, i cili mbledhë CEO nga kompanitë më të suksesshme botërore dhe liderë politik, për të diskutuar tejkalimin e sfidave globale në fushën e ekonomisë dhe krijimin e partneriteteve te reja.”

Gjatë kësaj vizite, Presidentja Osmani bashkë më bizneset kosovare prezente në Bloomberg, do të jenë pjesë e një tryeze të rrumbullakët për tregtinë, investimet dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Singaporit.

Në këtë tryezë, ajo do të flasë për potencialin ekonomik të Kosovës dhe së bashku me bizneset kosovare do t’i përgjigjen interesimit të bizneseve të Signaporit.Osmani udhëton për në Singamor, merr pjesë në Forumin Ekonomik të BloombergutNë këtë tryezë, ajo do të flasë për potencialin ekonomik të Kosovës dhe së bashku me bizneset kosovare do t’i përgjigjen interesimit të bizneseve të Signaporit.

Ndër të tjera, Presidentja është ftuar të marrë pjesë edhe në ceremoninë e Earthshot Prize, që mbahet nën patronatin e Princit Ëilliam të Ëales-it, ceremoni kjo që i dedikohet agjendës së gjelbër.

(Kosova Sot Online)