Arrestohet drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Fushë Kosovës

  • E.K /
  • 06 November 2023 - 14:59
Arrestohet drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Fushë Kosovës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është ndaluar Maliq Berisha, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai është ndaluar nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore, si dhe për këtë çështje penale do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore në koordinim me Policinë.

Komunikata e plotë:

Ndalohet një person për shkak të dyshimit të keqpërdorimit të pozitës zyrtare

Prishtinë, 6 nëntor 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e M.B., Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas KPRK-së.

I dyshuari i lartcekur është ndaluar me urdhër të prokurorit në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore, si dhe për këtë çështje penale do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore në koordinim me Policinë.

(Kosova Sot Online)