Kurti takon shefin e OSBE-së në Kosovë, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 06 November 2023 - 16:04
Kurti takon shefin e OSBE-së në Kosovë, kjo është arsyeja

Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, e priti sot në takim kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me të cilin Zyra e Kryeministrit tha se “biseduan për temat aktuale dhe bashkëpunimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe zyrës së OSBE-së në Kosovë”.

“U bisedua për zhvillimet që ndodhën nga takimi i fundit së bashku, në veçanti për sulmin terrorist dhe paramilitar në Banjskë të sponsorizuar, organizuar dhe me përfshirje direkte të shtetit të Serbisë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në takim, ZKM thotë se u fol edhe për “angazhimin e qeverisë në fushën e të drejtave të komuniteteve jo shumicë në Kosovë” me ç‘rast “Kryeministri falënderoi Ambasadorin Davenport për bashkëpunimin e OSBE-së me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

(Kosova Sot Online)