Emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Itali do t'i strehojë Shqipëria

  • A.P /
  • 06 November 2023 - 16:50
Emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Itali do t'i strehojë Shqipëria

Shqipëria do të kthehet në vendstrehimin e emigrantëve ilegalë që hyjnë në Itali. Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Georgia Meloni kanë nëshkruar një marrëveshje për ndërtimin e kampeve për emigrantët në vendin tonë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë një vizite të kryeministrit Rama të panjoftuar për mediat në Itali, është nënshkruar marrëveshja mes tij dhe Melonit.

Rama ka thënë se Shqipëria “i është në borxh” Italisë, për çdo gjë që ka bërë ndër vite për vendin tonë, ndaj edhe do t’i ofrojë këtë ndihmë.

Mesa duket, Meloni e cila ka qenë një zë i fortë kundër valës së emigrantëve ilegalë që vijnë drejt Europës por nuk ka gjetur mbështetje te liderat e Bashkimit Europian, ka arritur të bindë kryeministrin Edi Rama.

(Kosova Sot Online)