Bërnabiq e takon Xi Jinpingun: Serbia dhe Kina janë miq të hekurt

  • A.P /
  • 06 November 2023 - 17:25
Bërnabiq e takon Xi Jinpingun: Serbia dhe Kina janë miq të hekurt

Serbia po sheh gjithnjë e më shumë nga Kina, për të “salduar miqësinë e hekurt”. Kryeministrja Ana Bërnabiq, që gjendet në Pekin, u takua me presidentin kinez, Xi Jinping, me të cilin diskutoi kryesisht për marrëdhëniet ekonomike, por edhe për gjeopolitikë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Biseda me Xi Jinping shkoi mirë. Presidenti i Kinës tregoi se ai do të vijë në Serbi vitin e ardhshëm. Kjo është gjëja më e rëndësishme për qytetarët tanë. Bashkë konfirmuam se Kina nuk do ta ndryshojë kurrë qëndrimin e saj për Kosovën dhe se Serbia do ta respektojë gjithmonë politikën e një Kine të vetme”, u shpreh kryeministrja serbe.

Nga ana tjetër, Presidenca e Kinës njoftoi se Xi Jinping vuri në dukje “miqësinë e pastër dhe të hekurt” mes të dyja vendeve dhe nevojë për forcimin e bashkëpunimit.

“Kina mbështet Serbinë në ndjekjen e një rruge të pavarur zhvillimi dhe është e gatshme të forcojë koordinimin dhe bashkëpunimin shumëpalësh me Serbinë për të mbrojtur bashkërisht ligjin dhe drejtësinë ndërkombëtare”, thuhet në një njoftim.


(Kosova Sot Online)