Ministria e Shëndetësisë në Gazë del me njoftim

  • A.P /
  • 06 November 2023 - 17:52
Ministria e Shëndetësisë në Gazë del me njoftim

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi tha se numri i palestinezëve të vrarë gjatë luftës me Izraelin ka kaluar shifrën prej 10.000, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shifrat e publikuara më 6 nëntor paraqesin luftimet më vdekjeprurëse që nga themelimi i Izraelit 75 vjet më parë.

Lufta shpërtheu më 7 tetor kur militantët e Hamasit sulmuan në jug të Izraelit duke vrarë mbi 1.400 persona dhe duke rrëmbyer afër 240 të tjerë, sipas autoriteteve izraelite. Izraeli u kundërpërgjigj me një fushatë të sulmeve ajrore, pasuar nga një sulm tokësor.

Ministria e Shëndetësisë tha se 10.022 persona janë vrarë në Gazë, pa bërë dallimin mes luftëtarëve dhe civilëve.

Shumica e viktimave besohet se janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite, edhe pse Izraeli ka thënë se mbi 500 raketa të lëshuara nga militantët palestinezë kanë rënë brenda Gazës.

(Kosova Sot Online)