Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun policia i merr në 'mbrojtje'

  • A.P /
  • 06 November 2023 - 19:10
Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun policia i merr në 'mbrojtje'

Për liderët politikë në Kosovë, policia e Kosovës nga sot ka ofruar mbrojtje të afërt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 Të paktën deri tani nën mbrojtje të afërt janë vënë Memli Krasniqi i PDK-së e Lumir Abdixhiku i LDK-së.

Nga sot një patrulle e mbrojtjes së afërt nga Policia e Kosovës është vënë tek kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sipas raportimeve me burime brenda autoriteteve të sigurisë së Kosovës.

Pos kryetarit të LDK-së, një burim brenda autoriteteve të sigurisë ka konfirmuar për gazetën se njëjtë, mbrojtje e afërt, qysh dje i është vënë nga Policia e Kosovës edhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Nuk dihen ende arsyet pse ka vendosur policia këtë rregull të ri të mbrojtjes, derisa gazeta ka siguruar fotografi të veturës policore e vënë sot gjatë gjithë ditës pranë zyrave të LDK-së.

(Kosova Sot Online)