Hekuran Muratit i reagojnë ashpër 'Termokos' dhe zyrtarët e LDK-së

  • A.P /
  • 06 November 2023 - 19:20
Hekuran Muratit i reagojnë ashpër 'Termokos' dhe zyrtarët e LDK-së

Pushtetin me Lidhjen Demokratike të Kosovës, i ka përplasur të hënën Termokosi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar në Facebook që Komuna e Prishtinës që drejtohet nga ky subjekt politik, ka dhënë ndihmë kapitale prej 5 miliionë euro për Termokosin.

Sipas Abdixhikut mijëra familje do të kenë nxemje gjatë dimrit.

”Banesat e Bardha në Bregun e Diellit në plot 65 mijë metra katrorë banim. Një zotim elektoral ky .Lagjja Lakrishtë me plot 500 mijë metra katrorë banim e afarizëm. Lagjja Kalabria me 68 mijë metra katrorë banim”, ka shkruar Abdixhiku. Përveç këtyre, ngrohje qendrore do të kenë dhe ushtarët tanë në Kazermën Ushtarake ‘Adem Jashari’; Arkivi i Prishtinës, 3 shkolla e 3 xhami në Qytetin e Vjetër të Prishtinës. Në ndërkohë, në pritje të zhbllokimit politik të Rrugës A”, ka deklaruar Abdixhiku.

Më pas, erdhi reagimi i ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ai ka thënë se “qeveria tash e një vit ka siguruar financimin në vlerë prej 80 milionë euro për Termokosin.”.

“Projekti parasheh rritjen e kapacitetit të ngrohjes qëndrore përmes energjisë së ripërtërishme, si dhe zgjerimin e rrjetit në shumë lagje të Prishtinës.  Me fjalë tjera, financimi për zgjerim të rrjetit ekziston. Andaj, në vend se të bëjë akuza të pabaza drejt Qeverisë, deputeti Abdixhiku bën mirë të kërkojë nga partnerët e tij të koalicionit që të votojnë për ratifikimin e marrëveshjes që ia siguron 80 milionë euro Termokosit dhe qytetarëve të Prishtinës”, ka thënë ndër tjerash Murati teksa i është përgjigjur politikanit opozitar Abdixhiku.

Reagimet nuk kanë pushuar, në këto diskutime janë përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të LDK-së.

Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ka akuzuar ekzekutivin  se po bllokon projektet e Komunës së Prishtinës.

“Dhe, në rastin e TERMOKOS, edhe pa mbështetje fare, vetëm këtë vit i kemi kyç’ 40 mijë banorë, në Prishtinë. I kemi mbi 300 projekte në realizim, në Prishtinë”, ka shkruar Zogaj teksa i ka thënë Muratit se “mundemi edhe pa ju”.

Në këtë klimë, ka reaguar edhe deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e cila e ka etiketuar Muratin si “propagandues patologjik”.

”Ministri Hekuran Murati po kërkon që LDK, e cila ka votuar PËR marrëveshje ndërkombëtare, t’i bind partitë TJERA opozitare të votojnë. Ministri i takon një partie politike që në nivel lokal ka koalicione PIKËRISHT me ata që nuk ja votojnë marrëveshjet, por disi, ‘harron’ kur nuk i konvenon.  Nuk e di saktë ku fillon e kulmon domosdoshmëria e njeriut të propagandojë tërë kohën, por KY duhet të jetë kulmi.  Kjo nuk është politikë. Të jetosh obsesivisht në trillim ka tjetër dimension patologjik”, ka thënëdeputetja LDK-së.

Ndaj Muratit ka reaguar dhe Berati Rukiqi, zyrtar i LDK-së, duke e akzuaur pushtetin që po “pengojnë punën në kryeqytet. Rukiqi radhiti disa raste.

“Me ndikime ne sistemin gjyqesor, permes familjareve te deputeteve (motra e deputetes Pacolli), e kane nderprere ndertimin e “Rruges A”. Heret a vone, rruga do te perfundoje, pa asnje perkrahje financiare, nga Qeveria. Pa asnje argument te qendrueshem, me kokefortesi, nuk po e financojne projektin me kapital per zhvillimin e Kryeqytetit, “Projektin e Unazes”. LDK e voton çdo marreveshje nderkombetare, pasi qe ne asnje rrethane, nuk e demton interesin e qytetareve, per kalkulime te polites ditore. Kete e kane bere dhe vazhdon ta beje, partia e Ministrit Murati dhe shefi i tij, te cilet nuk e huqin a”, ka shkruar Rukiqi në Facebook. 

(Kosova Sot Online)