Policia e konfirmon: Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun i kemi marrë në mbrojtje

  • A.P /
  • 06 November 2023 - 19:30
Policia e konfirmon:  Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun i kemi marrë në mbrojtje

Dy liderët opozitar, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së, policia e Kosovës ka konfirmuar se Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës  i ka marrë në mbrojtje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar, Safet Jashari, Udhëheqës i Njësisë për Vlerësimin e Rrezikshmërisë në Policinë e Kosovës.

“Po, është e vërtetë se i kemi ofruar mbrojtje”, tha ai.

Por, Jashari nuk ka dhënë informacione se cilat janë arsyet e ofrimit të kësaj mbrojtjeje dhe nëse dy liderët kanë marrë kërcënime serioze.

“Nuk mund mund të flas sepse këto të dhëna janë konfidenciale.”, tha Jashari.

(Kosova Sot Online)