PDK konfirmon se Memli Krasniqit i është ofruar mbrojtje nga policia

  • A.P /
  • 06 November 2023 - 20:21
PDK konfirmon se Memli Krasniqit i është ofruar mbrojtje nga policia

Me rekomandim të Policisë së Kosovës, kryetarit të PDK-së Memli Krasniqit i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Arsyet se pse kryetari Krasniqi po ruhet nga policia mbeten të panjohura.

Megjithatë, lajmin e ka konfirmuar drejtori i zyrës për komunikim në PDK, Valmir Klaiqi.

“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, tha Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.

(Kosova Sot Online)