LDK del me detaje: Lumir Abdixhiku nën mbrojtjen e policisë

  • A.P /
  • 06 November 2023 - 20:46
LDK del me detaje: Lumir Abdixhiku nën mbrojtjen e policisë

Zyrtarisht nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës, është kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj partie politike, Sibel Halimi.

”Po, lajmi është i vërtetë! Për të gjitha informacionet e tjera, ju lutem kontaktone Policinë e Kosovës”, ka thënë ajo.

Nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës është edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. 

(Kosova Sot Online)