Edita Tahiri: A e dini se Kurti kurrë s’ka luftu për liri e pavarësi!

  • A.P /
  • 06 November 2023 - 21:17
Edita Tahiri:  A e dini se Kurti kurrë s’ka luftu për liri e pavarësi!

Kryeministrin Albin Kurti si ta pasinqertë në raport me popullin sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë, e ka cilësuar ish-kryenegociatorja e Kosovës Edita Tahiri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas saj, kryeministri Kurti i ka mbajtur të fshehta të gjitha dokumentet që prej kur ka filluar të merret me dialogun.

“Është fatkeqësi që Kurti prej krejt kohës që ka fillu dialogu, i ka mbajtur të gjitha dokumentet të fshehta, që është një pasinqeritet i tij ndaj popullit të Kosovës”, tha ajo në Pressing.

“Kurti duhet të ketë parasysh që populli i Kosovës e ka paguar shtrenjtë këtë pavarësi dhe liri, prandaj sinqeriteti apo të jetë i hapur me popullin është minimumi, Por ai kurrë s’ka luftu për liri e pavarësi dhe s’din atë që e dim ne. Atë guxim të popullit, atë sakrificë, atë vetëflijim, prandaj kemi qenë të hapur”, u shpreh ajo.

“E keqja është që varinati zyrtar nuk është bërë publik”, shtoi Tahiri në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi.

Sipas saj, Kurti e solli Kosovën “në dy gjunjë”.

(Kosova Sot Online)