Tahiri: Vjosa Osmani flet kur t’i thotë Kurti 'fol'

  • A.P /
  • 06 November 2023 - 22:07
Tahiri: Vjosa Osmani flet kur t’i thotë Kurti 'fol'

Ish-negociatorja e Kosovës në dialogun e Brukselit me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Kosova nuk ka presidente, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo kritikoi presidenten, Vjosa Osmani, duke thënë se “është e heshtur”.

Kjo pasi sipas saj e arriti postin e presidentes përmes një partie të vogël, duke u dominuar nga kryeministri Albin Kurti.

Por Tahiri thotë se e kishte pritur mirë zgjedhjen e Osmanit si presidente, pasi thotë se më parë ishte ofendim për Kosovën kur një “police u bë presidente”, duke iu referuar Atifete Jahjagës.

”Vjosa Osmani si një e shkolluar, krahasuar me policen që e bën presidente. Kosova ishte përmbysur kur një police e thjesht u bë presidente. Ka qenë ofendim i madh. Kur erdhi Osmani, më së pari na ktheu dinjitetin në shoqëri. Një profesoresh si presidente e vlerësova. Por fatkeqësisht Vjosa u dominua nga pushteti absolut i Kurtit, pasi Vjosa e ka njn parti të vogël. Tani kjo po i kushton sepse e ka mbyllur gojën sigurisht në kohën kur i thotë Kurti fol, ajo flet. Nuk kemi presidente fatkeqësisht”, ka thënë Tahiri. 

(Kosova Sot Online)