Lajçak jep detaje pas takimit me Bislimin
Me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lajçak ka shkruar në platformën X për këtë takim me Bislimin, duke treguar se janë “pajtuar për hapat e radhës”
Në këtë takim është diskutuar që siç thotë Lajçak nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit.
Emisari evropian thotë se kjo duhet të bëhet pa vonesa dhe parakushte.
‘”Sapo u takova me zëvendëskryeministren e parë Besnik Bislimi për të përcjellë takimin e fundit me liderët evropianë në Bruksel dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit pa vonesa dhe parakushte. Ne ramë dakord edhe për hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak.
(Kosova Sot Online)