Për 9 muaj kosovarët paguan 234.7 milionë euro interesa në banka

  • E.K /
  • 07 November 2023 - 08:05
Për 9 muaj kosovarët paguan 234.7 milionë euro interesa në banka

Për periudhën Janar-Shtator 2023, qytetarët e Kosovës kanë paguar 234.7 milionë euro në formë interesash nëpër bankat komerciale në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kështu thuhet në raportin me të ri të Bankës Qendrore të Kosovës mbi sektorin bankar në Kosovë.

Në total të hyrat e sektorit ishin 317.1 milionë euro derisa fitimi i pastër për këtë periudhë ishte në nivel rekord prej 123.7 milionë euro.

(Kosova Sot Online)