Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen këto Komisione Parlamentare

  • E.K /
  • 07 November 2023 - 08:20
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen këto Komisione Parlamentare

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen disa Komisione Parlamentare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këto mbledhje pritet që të bëhet konstituimi i këtyre komisioneve.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, mban takim me delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë.

Kurse Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, bën shqyrtimin e Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028 dhe Forminin i Grupit punues për Projektligjin për Artin dhe Kulturën;

Ndërkaq Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban takim me kryetarët e Odave të profesionistëve shëndetësor. Për këtë do të ketë diskutim për punën dhe sfidat e Odave të profesionistëve shëndetësor .

(Kosova Sot Online)