FAZ: Pse historitë horror të Beogradit në raport me Kosovën, janë thjesht propagandë

  • E.K /
  • 07 November 2023 - 08:22
FAZ: Pse historitë horror të Beogradit në raport me Kosovën, janë thjesht propagandë

Lidershipi serb pretendon se në Kosovë ka “spastrim etnik” ndaj serbëve. Një raport i OKB-së paraqet një pamje krejtësisht të ndryshme. BE-ja hesht për këtë.

Kështu e ka nisur tekstin e tij gazetari i njohur i Frankfurt AllgemeineMichael Martens, duke e titulluar “Pse historitë horror të Beogradit janë thjesht propagandë”.

Ai thotë se nëse i besohet presidentit të Serbisë, pakica serbe në Kosovë i nënshtrohet diskriminimit mizor dhe sistematik.

Sipas Martens, në korrik, Aleksandar Vuçiq foli për “torturat dhe persekutimet e rënda”, “pogromet” dhe “spastrimin etnik” të pësuar nga popullata serbe në shtetin që Serbia nuk e njeh.

“Ai më herët e kishte cilësuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si “llum terrorist””.

Martens gjithashtu ka potencuar lidhjen e ngushtë që Vuciq ka me Rusinë dhe raportimet e direktivat që i merr ai nga shteti i Putinit edhe kur është në pyetje Kosova.

Pas një takimi me ambasadorin rus në Beograd në shtator, presidenti i Serbisë tha se e kishte informuar të dërguarin e Putinit për “spastrimin brutal etnik” në Kosovë që po organizohej “nga Albin Kurti me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare”.

Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ai pohoi se “regjimi ekstremist” në Prishtinë po zhvillon një “fushatë terrori” kundër serbëve. Të njëjtën gjë e thonë prej vitesh edhe ministri i Jashtëm i Vuçiqit, Ivica Daçiq, kryeministrja e tij Ana Brnabiq dhe pjesa e mediave serbe që e brohorasin. Për shkak të të gjithë “spastrimeve etnike”, në fakt nuk duhet të ketë asnjë serb në Kosovë.

Një tjetër presion i serbëve ndaj serbëve që përmendet këtu ishte edhe ai për të mos u futur në Policinë e Kosovës. Gjë po ashtu e dëshmuar, e kundër të cilit kishte reaguar edhe ambasada e ShBA-ve.

Megjithëse në artikull thuhet që “kushtet (për serbët) nuk janë ideale”, vazhdohet duke thënë që përmendja e “spastrimit etnik” përbën “ekzagjerim grotesk” nga ana e Beogradit.

Disa analistë e kanë parë gjuhën e Beogradit ndaj Kosovës si të rrezikshme dhe luftënxitëse përgjatë muajve të fundit.

(Kosova Sot Online)