Vdes një person në Partesh, pësoi lëndime trupore në vendin e punës

  • E.K /
  • 07 November 2023 - 09:19
Vdes një person në Partesh, pësoi lëndime trupore në vendin e punës

Një person është lënduar në vendin e punës në Partesh, përcjell “Kosova Sot Online”.

I njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i Policisë:

ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Partesh / 06.11.2023 – 11:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte në vendin e punës ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit ku si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)