Osmani për vizitë në Singapor: Një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën

  • E.K /
  • 07 November 2023 - 09:33
Osmani për vizitë në Singapor: Një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkuar për një vizitë në Singapor, vizitë për të cilën ka thënë se është e përqëndruar në potencialin ekonomik ndërmjet dy vendeve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka shkruar se Singapori është një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën, pasi nga dikur një ekonomi e papërfillshme, është shndërruar në pak dekada në një ndër vendet më të zhvilluara në botë.

“Fillimi i një vizite të shkurtër por intenzive në Singapor, e përqëndruar në potencialin e partneritetit ekonomik ndërmjet vendeve tona. Singapori, dikur një ekonomi e papërfillshme, është shndërruar në pak dekada në një ndër vendet më të zhvilluara në botë, falë njerëzve punëtorë, vendimeve të mençura e strategjike, luftimit të korrupsionit, investimit në arsim dhe shndërrimit në kryeqendër për investime të huaja. Një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën!”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)