Shpërthejnë gypat e ujit e vërshon zyrat, bie edhe një pjesë e tavanit në ndërtesën e Ministrisë së Kulturës

  • S.A /
  • 07 November 2023 - 12:41
Shpërthejnë gypat e ujit e vërshon zyrat, bie edhe një pjesë e tavanit në  ndërtesën e Ministrisë së Kulturës

Kushtet jo të mira brenda objektit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë rezultuar me një incident, transmeton "Kosova Sot Online".

Burime brenda kësaj Ministrie kanë treguar  se si pasojë e shpërthimit të gypave të ujit kate më lart, në një nga zyret brenda objektit ka rënë tavani. 

Siç mëson mediumi, duke qenë se i është ndërprerë kontrata kompanisë e cila mirëmban objektin, pjesa e tavanit të rënë ka ngelur ashtu, pasi ende nuk është kontraktuar një tjetër e re, transmeton "Kosova Sot Online )