Kryeministri Kurti takohet me guvernatorin e BQK-së, i jep mbështetje për “realizimin e përgjegjësive dhe misionit”

  • E.K /
  • 07 November 2023 - 14:22
Kryeministri Kurti takohet me guvernatorin e BQK-së, i jep mbështetje për “realizimin e përgjegjësive dhe misionit”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zyra e Kryeministrit thotë se Kurti e uroi Ismailin për detyrën dhe “e falënderoi guvernatorin Ismaili për angazhimin e tij të deritanishëm në krye të BQK-së.

“Guvernatori Ismaili e njoftoi kryeministrin Kurti mbi punën e BQK-së, planet dhe synimet”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

“Shërbimet bankare, digjitalizimi i tyre dhe rruga drejt zgjidhjes së çështjes së kamotshme të Kartonit të Gjelbër për automjete ishin disa prej temave që u diskutuan bashkë në takim”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)