Raportohet se Kurti do t’i takojë liderët e partive shqiptare të Luginës, Shqiprim Arifi thotë se s’mori ftesë

  • E.K /
  • 07 November 2023 - 15:34
Raportohet se Kurti do t’i takojë liderët e partive shqiptare të Luginës, Shqiprim Arifi thotë se s’mori ftesë

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi tha se s’ka marrë ftesë nga kryeministri i Kosovës, pasi u raportua se Albin Kurti do t’i presë sot në takim liderët e partive shqiptare nga Lugina e Preshevës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Jo s’kemi pasë ftesë as zyrtare e as private”, tha Arifi.

Sot u raportua se kryeministri Kurti në 18:30 do t’i presë në takim liderët e partive shqiptare nga Lugina për t’iu kërkuar bashkim në një listë të përbashkët zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi.

(Kosova Sot Online)