Kurti: Kam dërguar vërejtje për draftin e Asociacionit të prezantuar nga euro-amerikanët

  • A.P /
  • 07 November 2023 - 16:09
Kurti: Kam dërguar vërejtje për draftin e Asociacionit të prezantuar nga euro-amerikanët

Kam dërguar vërejtje për draftin e Asociacionit të prezantuar nga euro-amerikanët, më 21 tetor, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti nuk pranoi të jep detaje për takimin e djeshëm të zëvendësit të tij, Besnik Bislimi me emisarin e BE-së për dialogun, Mirsolav Lajçak.

Ai para gazetarëve tha se drafti i modernizuar për Asociacionin, është më i avancuar se marrëveshja e vitit 2013.

“Për hir të konfidencialitetit të draftit, unë nuk mund të flas për vërejtjen dhe kritikat e mija. Ato janë shumë të rëndësishme, ia kam përcjellur emisarit evropian përmes zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, më 24 tetor, dy ditë para se të takohemi në Bruksel. Ky është draft krejt tjetër pakrahasimisht më i avancuar por kjo s’do të thotë se ne jemi të kënaqur, andaj unë kam dërguar vërejtjen”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)