Gjykata vendos 1 muaj arrest shtëpiak për të dyshuarin për 'sulm sek*sual' ndaj një të miture

  • A.P /
  • 07 November 2023 - 16:15
Gjykata vendos 1 muaj arrest shtëpiak për të dyshuarin për 'sulm sek*sual' ndaj një të miture

Gjykata Themelore në Gjakovë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë së Gjakovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, U.A., për veprën penale “sulm seksual”. Atij i është caktuar arrest shtëpiak prej një muaji, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në kërkesën e prokurorisë thuhej se “në ditën kritike pasi që e mitura ishte së bashku me shoqen e saj duke u kthyer nga shkolla, e takojnë të pandehurin, ku i njëjti ia benë me shenje që të largohet nga shoqja e saj, e mitura/dëmtuara largohet me mendimin se do që ta përshëndes, i pandehuri gjatë asaj kohe e kap për qafe dhe e puth ne pjesën e qafës tek veshi me qëllim seksual pa dashjen e saj, ku më pas e mitra/dëmtuara lajmëron rastin në polici.”

Komunikata e plotë:

Një (1) muaj arrest shtëpiak ndaj të pandehurit U. A., për vepër penale të sulmit seksual

Gjakovë, 07 nëntor 2023 – Gjykata Themelore në Gjakovë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, për caktimin e masës së paraburgimit një (1) muaj për të pandehurit U. A., dhe i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një (1) muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të sulmit seksual.

Sipas kërkesës, “ditën kritike pasi që e mitura ishte së bashku me shoqen e saj duke u kthyer nga shkolla, e takojnë të pandehurin, ku i njëjti ia benë me shenje që të largohet nga shoqja e saj, e mitura/dëmtuara largohet me mendimin se do që ta përshëndes, i pandehuri gjatë asaj kohe e kap për qafe dhe e puth ne pjesën e qafës tek veshi me qëllim seksual pa dashjen e saj, ku më pas e mitra/dëmtuara lajmëron rastin në polici.”

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer vepër penale, “Sulmi seksual”, e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, ka vlerësuar se masa e arrestit shtëpiak është masë më e butë dhe e mjaftueshme për të pandehurin në fjalë, për të siguruar hetimin e pa penguar të kësaj çështje penale.

I pandehur do të mbahet në arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit deri më 04 dhjetor 2023. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)