Presidentja Osmani merr pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize

  • A.P /
  • 07 November 2023 - 16:21
Presidentja Osmani merr pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize

Në ceremoninë e Earthshot Prize, një nismë globale, e krijuar nga Princi William për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti ynë, duke angazhuar potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë, ka marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani ka publikuar fotografi nga kjo ceremoni, ku shihet e ulur afër Princit William.

“Isha e nderuar të marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize, një nismë frymëzuese globale, e krijuar nga Princi Ëilliam për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti ynë, duke angazhuar potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë. Së bashku, ne mund të punojmë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për brezin e ri. ”, ka shkruar Osmani.


(Kosova Sot Online)