Deputetja e VV’së jep detaje pse Kurti tha se drafti për asociacionin është më i avancuar

  • A.P /
  • 07 November 2023 - 17:40
Deputetja e VV’së jep detaje pse Kurti tha se drafti për asociacionin është më i avancuar

Deputetja e VV’së, Arbëreshë Kryeziu- Hyseni, ka folur për draftin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se drafti është më i avancuar, derisa tregoi se pse.

“Nuk flasim për një asociacion me kompetenca ekzekutive, për përmbushje të kërkesave të Vuçiqit, jemi palë, dhe më e rëndësishmja është që tash flasim prej pozicionit të shtetit që ka shënuar përparim në luftim të krimit, në drejtat e njreriut, në liritë e medias dhe fjalës së lirë”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)