Presidentja Osmani në Singapor, takon princin William të Uellsit

  • A.P /
  • 07 November 2023 - 17:59
Presidentja Osmani në Singapor, takon princin William të Uellsit

Në kuadër të ceremonisë “Earthshot Prize”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Singapor. Osmani atje ka takuar sot edhe princin Willaim të Uellsit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç ka shkruar Osmani, bisedimet janë fokusuar në bashkëpunimin mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar

“Kënaqësi të takoj sërish Princin William të Wales-it, në kuadër të ceremonisë Earthshot Prize në Singapor.

Diskutimet tona u fokusuan në bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në tema si përkrahja e rinisë në projekte të agjendës së gjelbër si dhe në projekte për ndërgjegjësimin rreth çështjeve që lidhen me shëndetin mendor”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)