Aksioni i Krimeve Ekonomike, konfiskohen 118 telefona në Prishtinë

  • A.P /
  • 07 November 2023 - 18:35
Aksioni i Krimeve Ekonomike, konfiskohen 118 telefona në Prishtinë

Raportohet se njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë ka konfiskuar 118 telefona, ndërsa ka kontrolluar 31 mobil shopa, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të policisë, një lokal është mbyllur në mungesë të dokumentacionit, ndërkaq një tjetër është bllombuar.

Mobil shopit, “Fita” i është ndërprerë veprimtaria përkohësisht nga Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë, me dyshime për veprimtari ilegale pa licencë.

(Kosova Sot Online)