E 'zbulon' Ramabaja: Edi Rama ka gabuar

  • A.P /
  • 07 November 2023 - 22:16
E 'zbulon' Ramabaja: Edi  Rama ka gabuar

Sadri Ramabaja, ka thënë se është mirë që është botuar drafti i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që ia kishte dorëzuar Bashkimit Evropian, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Por Ramabaja ka thënë se brenda javës do të shihet se drafti i Bashkimit Evropian është shumë më ndryshe, krahasuar me ketë të Ramës.

Ai thotë se Rama nuk është dashur ta dorëzojë këtë draft fare.

”Shumë shpejt  brenda javës do të shhet që nuk kanë përputhje me njëri tjetrin dhe është mirë që të lexohet dhe të shihet që është ngutur. Nuk është  dashur të dërgohet fare as nga ana e Qeverisë siç nuk është i dorëzuar as nga ana e Edi Ramës që fatkeqësisht më shumë i ka shërbyer insinuatave të tjerëve sesa interesit të Kosovës”, ka thënë Ramabaja. 

(Kosova Sot Online)