Xhaferi: Në Ballkan gjithnjë ka ideatorë të ideve për kufijtë

  • E.K /
  • 08 November 2023 - 07:50
 Xhaferi: Në Ballkan gjithnjë ka ideatorë të ideve për kufijtë

Kryetari i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, tha se shkëmbimi i territoreve në shekullin 21 në Ballkan do të ishte me implikime fatale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Xhaferi tha se në Ballkan ka ideatorë të ideve për kufijtë.

Xhaferi tha se nuk ka potencial për lëvizje të kufijve në formën si perceptohet qartë në Ballkan.

“Në Ballkan gjithnjë ka ideatorë të ideve për kufijtë. Nga përvoja e fundit e shpërbërjes së Jugosllavisë e kemi të qartë se në çfarë forme po i bënin lëvizjet e atyre kufijve dhe pretendimet për të lëvizur kufij. A ka nevojë me i hy edhe njëherë asaj historie, besoj që nuk ka. Kështu që potencial për lëvizje të kufijve në formën si e perceptojnë qartë nuk ka. Implikimet janë fatale. Nuk ka konsensus politik për një çështje jetësore të funksionimit ditor e ku mos të vinin konsensus për kontekstin apo aspektin vija a është brenda arës time apo arës tënde dhe aty e dimë si ndahen punët”, u shpreh Xhaferi.

“Shekulli 21 sipas nocioneve është shekulli i shqiptarëve në kontekst tonë edhe në rajon por edhe në kontekst të raporteve ndërkombëtare, kështu që pretendimet e gjithë vendeve ku ne gravitojmë të ndarë është unioni evropian dhe mendoj që bashkimi bashkëkohor i yni është në zemrat e Evropës dhe në suazat evropiane”, tha kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut.

(Kosova Sot Online)