Bislim Bislimi emërohet sekretar i përgjithshëm në MKRS

  • E.K /
  • 08 November 2023 - 10:08
 Bislim Bislimi emërohet sekretar i përgjithshëm në MKRS

Bislim Bislimi është emëruar sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani propozoi emërimin e Bislimit dhe ai u votua unanimisht nga ministrat.

“Për pozitën sekretar i përgjithshëm kanë aplikuar 8 kandidatë, ndërsa 3 prej tyre kanë hyrë në listë të ngushtë, pasi i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara me konkurs. Pas vlerësimit profesional nga komisioni shtetëror i pranimit përmes testit me shkrim dhe intervistës, kandidatët fitues që janë vlerësuar mbi pragun 70% të pikëve janë Bislim Bislimi dhe Arian Ahmeti”, tha Gashani.

(Kosova Sot Online)