IHMK paralajmëroi vërshime të shpejta, eksperti i emergjencave tregon detaje për këto vërshime

  • E.K /
  • 08 November 2023 - 10:57
IHMK paralajmëroi vërshime të shpejta, eksperti i emergjencave tregon detaje për këto vërshime

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sot ka rrezik të vërshimeve të shpejta në disa pjesë të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lidhur me këtë çështje eksperti i emergjencave, Tahir Ahmeti ka thënë se vërshimet e shpejta përfshijnë territore të caktuara dhe kalojnë shpejt.

Ahmeti tutje ka thënë se vërshimet e shpejta , kryesisht ndodhin në lumenjtë ose përroskat e vogla malore, por që mund të shkaktojnë dëme në toka bujqësore, ekonomi familijare e biznesore, probleme me trafikun, sistemin e kanalizimeve, rrezik për rrëshqitje dheu etj.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, ka paralajmëruar për sot mundësinë e vërshimeve të shpejta në pjesë të caktuara të vendit.

Por, çka janë vërshimet e shpejta?

Vërshimet e shpejta përfshijnë territore të caktuara dhe kalojnë shpejt, kryesisht ndodhin në lumenjtë ose përroskat e vogla malore, por që mund të shkaktojnë dëme në toka bujqësore, ekonomi familijare e biznesore, probleme me trafikun, sistemin e kanalizimeve, rrezik për rrëshqitje dheu etj.

Institucionet emergjente, gjithsesi që duhet të jenë të gatshme që të ndihmojnë qytetarët aty ku paraqitet nevoja!

(Kosova Sot Online)